2010-06-03 15:15:02

Dioqeza e Friburgut: akuzat kundër imzot Colish të pabaza


(03.06.2010 RV)Një akuzë “e pabazë” që ka si synim “të ngjallë interesin e mediave”. Kjo nënvizohet në një notë të zëdhënësit të dioqezës së Friburgut, në lidhje me lajmin sipas të cilit kryeipeshkvi Robert Colish, kryetar i konferencës ipeshkvnore gjermane, është nën hetim gjoja për fshehje të një rasti pedofilie.
Nota e dioqezës i referohet një rasti të abuzimit seksual të një rregulltari benediktin në kuvend, në vitet ’60, gjë për të cilën dioqeza u patë vënë në dijeni në fund të vitit 2006. Komunikata thekson se në vitin 1987, përgjegjësi për meshtarët e dioqezës, Imzot Colish nuk ka ditur gjë as për akuzat e viteve ’60, e as për detyrën e re të rregulltarit në fjalë.
Abacia e Birnau është “abaci territoriale” tërheq vëmendjen nota, rrjedhimisht, është krejtësisht e pavarur nga ipeshkvi dioqezan. Prandaj, është abati ai që merr vendime, edhe mbi personelin, në territorin ku ka kompetencë, pa qenë nevoja të informojë ipeshkvin, përfundon komunikata e dioqezës së Friburgut.







All the contents on this site are copyrighted ©.