2010-06-02 17:59:26

Papa kërkon solidaritet ndërkombëtar për Guatemalën, goditur nga stuhia tropikale ‘Agata’.


(02.06.2010 RV)Papa shpreh dhimbjen e tij të thellë për viktimat, më se 150, shkaktuar nga stuhuia tropikale ‘Agata’. Në një telegram, nënshkruar nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, drejtuar nuncit në Guatemalë, imzot Paul Rikard Galager, Benedikti XVI thekson se e ndjen veten shpirtërisht pranë familjarëve të atyre që humbën jetën, pranë të plagosurve e turmës të të shpërngulurve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan fare. Prej këndej, Ati i Shenjtë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që, të vënë në lëvizje nga solidariteti vëllazëror, t’i japin ndihmesën e nevojshme këtij vendi, që të mundet, kështu, t’i kapërcejnë këto çaste kaq të vështira.
Ndërkaq Këshilli Papnor “Cor Unum”, si shenjë konkrete e afërsisë së Papës për guatemalasit, do t’i dërgojë menjëherë ndihma popullsisë së vendit të vogël qendroamerikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.