2010-06-02 16:01:57

Edinburg 2010


(02.06.2010 RV)Filloi sot në Edinburg të Skocisë takimi ekumenik, që përkujton 100-vjetorin e Konferencës së parë misionare botërore, e cila u zhvillua po këtu. Krerët e konfesioneve të ndryshme të krishtera janë mbledhur nga dita e sotme deri më 6 qershor, për të reflektuar mbi përgjigjen, që i jep njeriu misionit të besuar nga Zoti. Kësaj radhe, në konferencë përfshihen njëkohësisht edhe takime në vende të tjera të botës, si në Budapest të Hungarisë, në Kejptaun të Afrikës së Jugut e në Patna të Indisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.