(31.05.2010 RV)Dje, veriu i Kosovës, ku është përqëndruar pjesa serbe e popullsisë,
përjetoi tensione e probleme për shkak të zgjedhjeve, shpallur vetëm nga serbët, të
paligjshme si për Prishtinën, ashtu edhe për misionin evropian Eulex. Policisë
iu desh të përdorë gaz lotsjellës dhe spraj me spec djegës për të ndarë serbët e shqiptarët,
që u ndeshën në Mitrovicë. Mëse 2000 shqiptarë demostruan kundër zgjedhjeve lokale
të serbëve, përballë qindra serbëve, që protestonin në anën tjetër të urës së Ibrit.
Ura qe teatër i ndeshjeve, që kërkuan ndërhyrjen e policisë dhe të forcave të NATO-s.