British Petroleum nuk arrin të ndalë derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës. Përpjekje
tjetër sot ose nesër.
(31.05.2010 RV)British Petroleum nuk arriti të ndalë derdhjen e naftës, që
po shkatërron krejtësisht ekosistemin e Oqeanit Atlantik, para brigjeve amerikane.
Pas tri dështimeve, ndërmarrja britanike do të bëjë një përpjekje tjetër për të bllokuar
pusin në fundin e Gjirit të Meksikës. Edhe në këtë rast, derdhja e naftës do të rritet
me 20%. Por edhe nëse ka sukses, problemi mund të konsiderohet i zgjidhur përfundimisht
vetëm kur të përfundojë shpimi i dy puseve alternative në fund të gushtit, gjë që
do të lehtësojë mbylljen përfundimtare të të parit. Pa doreza, Shtëpia e Bardhë
e quan derdhjen e naftës në det, katastrofën ekologjike më të madhe të historisë së
SHBA-ve. Sipas presidentit Obama, pas dështimit të operacionit të fundit “Top Kill”,
gjërat bëhen edhe më të vështira. Rreziku rritet për shkak të mbërritjes së uraganëve,
që mund ta përhapin naftën kudo në Oqean. Dëmi është edhe psikologjik. Amerikanët
nuk kanë më atë besim të verbër tek shkenca, siç e kishin më parë.