2010-05-28 17:15:00

Të dielën më 30 maj në Gjenacan, emigrantët shqiptarë te Zoja e Këshillit të Mirë


Këtë të diele më 30 maj, besimtarët katolikë shqiptarë që ndodhen në Romë e Itali, por jo vetëm ata, do të mblidhen në Kishën Shenjtërore të Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan, afër Romës, për t’iu lutur pajtores qiellore të shqiptarëve.
Meshën Shenjte në ora 11.00 me shtegtarët e diasporës shqiptare të Italisë, që mbyllin kështu muajin e majit, kushtuar Virgjërës Mari, do ta kryesojë saleziani i ri shqiptar, dom Tomë Mihaj, me të cilin biseduam mbi vlerën shpirtërore e vëllazërore të bashkimit të shqiptarëve emigrantë në Itali te Zoja e Këshillit të Mirë. Ta dëgjojmë intervistën në mikrofonin e Radio Vatikanit.............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.