Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës e festës së TRINISE SHENJTE.
Ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të dielës, që përkon
me festën e Trinisë Shenjte. Pas festën së Rrëshajëve kremtuar të dielën e kaluar,
me të cilën u mbyll cikli i kohës së Pashkëve, me këte të diele, Kisha e fillon ciklin
tjetër kohor të quajtur “Gjatë Vitit” dhe me njëherë na propozon festën më të Madhe
e më të mistershme të fesë sonë të krishterë: festën e Trinisë Shenjte Hyjnore. Kështu
pra, edhe kësaj here jemi të bashkuar përmes valëve Radiofonike, në Emër të Atit e
të Birit e të Shpirtit Shenjtë, për ta dëgjuar Fjalën Hyjnore të Zotit Trini. Tërë
jeta tokësore e Jezu Krishtit ka qenë shfaqje e misterit më të bukur. më të thellë
, më të pashqyrtueshëm të Hyjit: e ky mister është Ati, Biri e Shpirti Shenjtë = Një
natyrë e vetme Hyjnore në Tri vehtje ( në tre persona). Leximet biblike të liturgjisë
së këtij solemniteti pohojnë se Zoti është Trini Dashurie për t’u besuar, për t’u
dëgjuar e për t’u pranuar në jetë. Zoti ynë është Zot “bashkësi” ; Ai do që ne
ti bashkohemi Atij e në të njëjten kohë na thërret të jemi në bashkim edhe me të gjithë
vëllezërit e të afërimit tanë. Hyjit Atë nuk është larg nesh: përmes Pagëzimit,
Hyji Trini vjen në ne, që ne të bëhemi tempull i gjallë i pranisë së Tij në kohë e
në histori. Kështu pra, detyra e misioni ynë si besimtarë është ta lavdërojmë Atin,
Birin e Shpritin Shenjtë me lutje e sidomos ta dëshojmë me vepra të mira, me vepra
drejtësie, dashurie e të vërteta. Hyji Atë e ka dëruar në botë të Birin e Vet,
Fjalën e së Vërtetës, Jezusin, dhe Shpritin Shenjtë shenjtërues për të na bër pjesëmarrarës
të jetës së tij Hyjnore. Hyji Atë bashkë me të Birin e Tij Jezus Njëlindurin dhe
me Shpritin Shenjtë, janë Një Zot i vetëm në Trininë e vehtjeve dhe në Njininë e natyrës.
Ai na ka zbuluar këte mister përmes Jezus Krishtit, e ne besojmë dhe e dëshmojmë fenë
tonë në Hyjin e vërtetë dhe të përjetshëm, rrëfejmë Njëninë e Natyrës e Barazinë e
madhërisë së Trinisë Hyjnore. Të kremtosh festën e të Shenjtënueshmes Trini për
besimtarin domethënë t’i përgjigjesh dëshirës për ta njohur Zotin gjithnjë më tepër,
por edhe të jesh i gatshëm ndaj manifestimit, fshaqjes së Tij Hyjnore: Ai i pari e
dëftoi veten porsi Urti, porsi Fjalë dëftuese, porsi Dashuri jetike. Kisha na mëson
që ngaj fëmijëria të fillojmë çdo ditë, të nisim çdo vepër, çdo punë me shenjën e
krqyit, që dmth. Gjithçka të fillojmë dhe mbarojmë në Emër të Shenjtënueshmes Trini. Me
shenjën e kryqit përkujtojmë misterin e Njësisë e Trinisë së Hyjit, dhe misterin e
mundimeve, të vdekjes e ngjalljes së Jezusit Zot. Edhe kremtimi më solemn liturgjik,
që është kremtimi i meshës shenjte, Eukaristia, fillon në emër të Shenjtënueshmes
Trini Hyjnore. Meshtari u drejtohet besimtarëve me këto fjalë: “Hiri i Zotit tonë
Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkimi i Shpirtit Shenjtë “(qofshin përherë
me ne). Festa e kësaj së diele e Trinisë Shenjte, është kremtimi liturgjik që meriton
të konsiderohet absolutisht si festa më e rëndësishme ndër të gjitha festat tjera. Për
besimtarët, e vetmja festë qiellore është adhurimi i Trinisë Shenjte nga ana e engjëjve
dhe shenjtorve, në një Hosana të përhershëm këngësh e lavdësh. Trinia është në
ne Jezusi tha: “Unë jam në Atin e Ati është në mua”. Edhe ne mund të themi: “Unë
jam në Trininë e Trinia është në mua”. Në të vërtetë ne jemi Tempull i Zotit. “Kush
më do – tha Jezusi – unë dhe Ati im do të vijmë tek ai e të hamë darkë me të”, e do
të vendosim banesën e përhershme tek ai. Babai i Origenit (teologut të lashtë kishtar)
gjunjëzohej para fëmijut të vet dhe në të e adhuronte të Shenjtënueshmen Trini. “Ta
bëjmë njeriun sipas shëmbëllimit tonë, të ngjajshëm me ne”, thotë Zoti në momentin
e krijimit të Adamit. Në të gjithë prindërit e botës ekziston dëshira për të parë
në fytyrën e fëmijëve tiparet e veta. Mirëpo ne nuk jemi shëmbëllim – imazhi i Zotit
për tiparet “fizike” që kemi – për koken, duarët e këmbët – sepse Zoti nuk ka trup. Secili
është i krijuar në shëmbëllim të Zotit sepse është i pasijur me inteligjencë, me mendje,
me vullnet, me shpirt. Por më shumë se njeriu si individ, është familja ajo që
i pasyron tiparet trinitare: babai, nëna, fëmija: janë tre persona të ndryshëm, e
megjithatë janë një familje e vetme, një gjë e vetme në dashuri. Zoti, në të vërtetë,
është Familje, është Dashuri. O Zot, Ti je Dashuria, e Vërteta e Jeta. urtia e
Zotit, e zbuluar, e dëftuar në Jezusin i tregon njeriut të vërtetën mbi veten dhe
rrugën për arritur deri tek Ti. Cdo i krishterë është i thirrur ta përjetojë, ta
shijojë këtë përvojë pajtimi me Zotin, në Jezusin, ta njohë vetveten në fytyrën e
Zotit bër njeri e ta jetojë në fe dashruinë e Zotit për ne. Ja leximet biblike
të liturgjisë hyjnore të kësaj së diele e pastaj komentin apo homelinë e kësaj feste,
do ta dëgjojmë nga prifti shqiptar i dioqezës së Sapës së Shqipërisë, dom Mark Shtjefni... Liturgjia e Fjalës
Leximi i parë Fu 8, 22-31
Qysh në
Besëlidhjen e Vjetër flitet në mënyrë të mistershme për Trininë e Shenjtë. Dituria
e Hyjit është paraqitur si një person që vepron në momentin e krijimit dhe në ngjarjet
e historisë njerëzore. Ajo i jep një kuptim botës sipas planit të Hyjit. Kur Biri
i Hyjit bëhet njeri dija merr një emër: Jezu Krisht.
Lexim prej Librit
të Fjalëve të urta
Urtia e Zotit flet: “Zoti më kishte krijuar që në fillim
të veprave të veta, qysh në fillim, para se të krijonte ndonjë send. Kam qenë shuguruar
prej amshimit, qysh në kohet më të lashta, para se të krijohej toka. Ende nuk
ishin humnerat e unë isha e ngjizur, ende nuk ishin burimet e ujërave të shumta, para
se të viheshin themelet e maleve, para se të ishin kordrat, unë linda. Ende nuk e
kishte krijuar tokën as fushat, as elementet e para të pluhurit të tokës. Kur
i ujdisi qiejt, unë isha pranë, kur e kufizoi me ligje të sigurta rrethin e humnerës,
kur në lartësi i dendi retë, kur i bëri të fuqishme burimet e humnerës kur ia vuri
kufirin rrethues detit dhe ujërave që të mos i kalojnë kufijtë e vet, kur tokës ia
qiti themelet, unë isha pranë si kryemjeshtër: kënaqësia e tij për çdo ditë, duke
luajtur pranë tij gjithë kohën, duke luajtur mbi globin tokësor: kënaqësia ime është
të jem me bijtë e njerëzve.
Fjala e Zotit.
Psalmi 8
O
Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është Emri yt! ---- ---- ---- Kur e
sodis qiellin, veprën e gishtave të tu, hënën e yjet që ti u dhe qendër, çka
është atëherë njeriu që ta kujtosh, biri i Adamit që të përkujdesesh për të? ----
---- ---- E pra, e bëre pak më të vogël se engjëjt, e kurorëzove me lavdi e
shkëlqim, i dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua. ---- ---- ---- Gjithçka
vure nën këmbët e tija: delet e kafshët të gjitha, për më tepër edhe egërsirat
e fushës, shpendët e ajrit dhe peshqit e detit, të gjitha që përshkojnë udhët
e detit. ---- ---- ----
Leximi i dytë Rom 5, 1-5
Jeta
jonë është e gjithëpërfshirë në misterin e Trinisë së Shenjtë. Gjithçka na dhurohet
nga Ati nëpërmjet Birit në Shpirtin Shenjt; por gjithçka ngjitet përsëri te Ati me
anë të Shpirtit Shenjt nëpërmjet Birit. Themeli i shpresës së krishterë është dashuria
e Hyjit derdhur në zemrat tona nga Krishti mbi kryq dhe nga Shpirti Shenjt i cili
vepron në ne. Lexim prej Letrës së shën Palit apostull drejtuar
Romakëve
Vëllezër: të shfajësuar me anë të fesë, jemi në paqe me Hyjin
nëpër Jezu Krishtin, Zotin tonë, nëpër të cilin me anë të fesë fituam hirin, në të
cilin tani jemi dhe me të cilin mburremi, sepse shpresojmë se do të kemi pjesë në
lumturinë e Hyjit. Madje, jo vetëm kaq! Ne mburremi edhe për vuajtje, sepse e dimë
mirë se vuajtja sjell qëndresën, qëndresa na bën besnikë të sprovuar, e besnikëria
e sprovuar sjell shpresën. E shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Hyjit u ndikua
në zemrat tona me anë të Shpirtit Shenjt që na u dhurua. Fjala e Zotit.
ALELUJA,
aleluja. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt: Hyjit që është, që ishte
dhe që po vjen. Aleluja.
Ì Ungjilli Gjn 16, 12-15
Jezusi
na zbulon se Ati i ka komunikuar jetën dhe të vërtetën e vet Birit. Biri na e komunikon
neve nëpërmjet Shpirtit Shenjt. Fjala e Hyjit vazhdon akoma tu flasë zemrave të njerëzve
edhe pas largimit të Jezusit. Akoma sot, nëpërmjet profetëve, gra dhe burra të ndriçuar
nga Shpirti, Ungjilli nuk mbetet një libër i së shkuarës, por një forcë jetësore që
shndërron historinë.
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit
Në
atë kohë Jezusi u tha nxënësve të vet: “Kam edhe shumë tjera për t’ju thënë, por tani
s’mund t’i kuptoni. E kur të vijë Ai, Shpirti i së Vërtetës, Ai do t’ju udhëzojë ta
njihni tërë të Vërtetën. Ai s’do të flasë prej vetvetes, por do të flasë çka të dëgjojë
dhe do t’ju zbulojë të ardhmen. Ai do të më lëvdojë, sepse do të marrë prej simes
e do t’ju zbulojë juve. Gjithçka ka Ati, është imja. Prandaj edhe ju thashë: ‘Merr
prej simes dhe do t’ju zbulojë juve’.” Fjala e Zotit.