2010-05-28 16:47:17

Jezuitët: të rënda, pasojat e mbajtjes në Qendrat evropiane për emigrantët


(28.05.2010 RV)Shërbimi i Jezuitëve për Refugjatët ka kryer një studim në 23 vende të Bashkimit Evropian për të verifikuar pasojat e mbajtjes së emigrantëve në Qendrat evropiane për ta. Rezultatet, që vënë në dukje sidomos gjendjen e keqe të grave e të fëmijëve, do të paraqitet më 8 qershor në Bruksel. Titulli i studimit është “Bëhemi të brishtë gjatë burgosjes”.
Për 18 muaj me radhë janë analizuar, në nivelin psikologjik dhe shëndetësor, pasojat e privimit të lirisë mbi jetën e atyre, që kërkojnë strehim politik dhe të emigrantëve të mbyllur në Qendrat e caktuara për ta, në të gjithë territorin e Bashkimit Evropian. Rezultatet tregojnë se “vajzat, fëmijët dhe personat e mbajtur për më shumë se tre muaj në këto qendra, vuajnë nga forma të rënda stresi, ankthi, depresioni, pagjumësie dhe bien në peshë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.