2010-05-27 13:35:43

Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Shqipërinë


(27.5.2010 RV)Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan publikoi sot rekomandimin për liberalizimi e vizave për Shqipërinë pas propozimit te KE, për lëvizjen pa viza në bazë të standardeve dhe kërkesave transparente dhe të qarta brenda periudhës kohore të përcaktuar.
Gjatë një konferencë për shtyp Ambasadori Lohan u shpreh se tashmë Shqipëria duhet të impenjohet për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u përmbushur.
"KE sot ka lëshuar propozimin e vet për udhëtimin pa viza dhe këtë e ka bërë në bazë të standardeve të qarta. I është mbajtur fjalëve të veta dhe e ka bërë brenda kohës së dhënë. Tashmë çdo gjë është në dorën e Shqipërisë për të plotësuar kërkesat që kanë mbetur pa u plotësuar" u shpreh ambasadori Lohan.
"Korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të mos përbëjnë rrezik për integrimin në Bashkimin Evropian.", theksoi ai.
Ndërkaq Lohan shtoi se "Rekomandimi i ka kaluar Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit. Vendimi do të merret në atë lloj forme që ne e quajmë bashkëvendim të Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit nga ana tjetër".Ne lidhje me situatën politike në vend, Ambasadori i KE Lohan u përgjigj, "se mesazhet që vijnë nga Brukseli kuptohen shumë mirë nga klasa politike shqiptare. (nga ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.