2010-05-27 16:40:05

Edhe kisha xhamajkane mobilizohet për vendosjen e rendet dhe qetësisë vend pas konflikteve të policisë me narkotrafikantët.


(27.05.2010 RV)Edhe kisha xhamajkane po jep ndihmesën e vet për rivendosjen e qetësisë në kryeqytetin Kingston, ku ditët e kaluara u zhvilluan përleshje me armë ndërmjet policisë që kërkonte arrestimin dhe esktradimin në SHBA të bosit të drogës dhe të armëve Kristofer Kuk dhe pasuesve të këtij të fundit. Nga përleshjet pati 44 të vrarë dhe 500 të arrestuar në lagjen Tivoli Garden, që konsiderohet si “çifliku” i narkotrafikantit. Sifoqoftë tani për tani, në kryeqytet mbizotëron qetësia, por ndoshta vetëm në pamje të jashtme, siç shpjegon kryeipeshkvi i Kingstonit imzot Donald Ris:

Përgjigje: Në zonën që gjendet nën sulm ka tension, padyshim. Por në pjesën tjetër të Xhamajkës tensioni nuk është aq i lartë, ndonëse ka shqetësim sepse nuk mund ta dish kurrë se kur mund të dalë situata nga dora dhe konflikti të zgjerohet në zona të tjera. Tani për tani duket se jo. Personalisht, i kam kërkuar të gjithë meshtarëve, rregulltarëve dhe diakonëve të bëjë gjithçka që munden për të ruajtur qetësinë dhe për të thënë uratën tradicionale drejtuar Shën Mëhillit Kryengjëll për vendin. Konferenca e Kishave të Xhamajkës, ku bnë pjesë edhe Kisha Katolike, ka dalë në përfundimin se vetë kryeministri nuk është më në gjendje të udhëheqë vendin pasi ai vetë është zënë në flagrancë, gënjeshtra, në lidhje me ekstradimin e kërkuar nga qeveria e SHBA-ës për këtë narkotrafikant të njohur. Si pasojë, ka njerëz që po mendojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Disa të tjerë thonë jo. Prandaj, le të presim dhe të shohim se ç’do të ndodhë. Sidoqoftë, mendoj se figura e tij është dëmtuar aq shumë sa nuk gëzon më besueshmëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.