Së paku 60 të vdekur në Xhamajkë, në ndeshjet ndërmjet policisë dhe narkotrafikantëve
(26.05.2010 RV)Gjendje jashtë çdo kontrolli në Xhamajkë. Kryeqyteti Kingston
është në gjendje shtetrrethimi, pas sulmit të policisë në qendrën e trafikantit të
drogës, Kristofer Kouk, i kërkuar nga SHBA-të. Deri tani, nuk kanë mundur ta kapin,
por ndeshjet me armë kanë shkaktuar mëse 60 viktima, sipas burimeve spitalore (44
për qeverinë). Janë arrestuar mëse 200 vetë, anëtarë të bandave, ardhur nga krejt
ishulli karaibik për të mbrojtur bosin e drogës, i cili mbështetet edhe nga shtresat
më të varfëra të popullsisë. Gjendja tregon mungesën e plotë të shtetit, i cili lë
kështu vend për lindjen e fenomeneve mafioze, që e zëvendësojnë edhe në gjetjen e
punës, të shtëpisë e në ndihmën ndaj familjeve, natyrisht, në këmbim të respektit
e bindjes totale.