2010-05-26 16:39:26

Qeliza sintetike: arritje shkencore, apo rrezik etik?


(26.05.2010 RV)Vazhdon të zgjojë pyetje e debate në botën shkencore, kulturore dhe fetare, lajmi i formimit në laborator të qelizës së parë, të aftë të ndahet e të shumëfishohet si çdo qelizë tjetër e gjallë. I morëm një mendim për këtë, kryetarit të Këshillit Papnor për Veprimtarët e Shëndetësisë, imzot Zigmunt Zimovski:RealAudioMP3
“Duke iu përmbajtur sa është bërë publike deri tani për të ashtuquajturën ‘qelizë sintetike’, duket se kemi të bëjmë me një rezultat të rëndësishëm shkencor. Këtë duhet ta pranojmë! Ndërsa, nuk është e drejtë, e përsëris, nuk ka kuptim ta konsiderojmë këtë arritje si një akt krijues, apo si krijimi i jetës. Absolutisht jo: vetëm Zoti krijon, njeriu prodhon. Ky është një produkt njerëzor, jo krijim. Është biologji sintetike. Sipas meje, formimi i kësaj qelize shtron dy çështje themelore: të ashtuquajturin ‘rrezik i paparashikuar’, që lidhet me njohuritë e reja, akoma të paeksperimentuara në këtë fushë, dhe pazgjidhshmërinë e binomit shkencë-etikë. Ky i fundit duhet respektuar gjithnjë, prandaj është e nevojshme të kontrollohet puna e mëtejshme me qelizën sintetike, duke vlerësuar hap pas hapi ndikimin etik, ligjor e shoqëror, që do të ketë”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.