2010-05-26 16:39:40

Dita Botërore e Sklerozës së shumëfishtë


(26.05.2010 RV)U kremtua sot Dita e dytë Botërore e Sklerozës së shumëfishtë. Objektivi është të sensibilizohet opinioni publik për të mbështetur punën kërkimore-shkencore në këtë fushë, e vetmja armë për ta mundur sëmundjen. Me këtë patologji janë sëmurë 3 milion vetë në botë, prej të cilëve gjysëm milioni në Evropë. Rastet ndryshojnë nga personi në person, me nivele të ndryshme përkeqësimi. Teknikisht, sëmundja ndërpret, ose e bën më të vështirë kalimin e sinjalit nervor përgjatë nervave, duke shkatërruar mbrotjen përreth fibrave nervore. Akoma nuk dihet saktësisht origjina e saj, nuk mund të shërohet, por keqësimi i sklerozës së shumëfishtë mund të ngadalësohet me ilaçe.








All the contents on this site are copyrighted ©.