Xhamajkë: vazhdojnë përleshjet ndërmjet policisë dhe narkotrafikantëve.
(25.05.2010 RV)Në Xhamajkë, përleshjet ndërmjet policisë dhe bandave të narkotrafikanëve,
që zunë fill të enjten e kaluar, ka mundësi që të shtrihen përtej kryeqytetit Kingston.
Deri tani ka tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur nga forcat e policisë që po sulmon
qendrën e narkotrafikantit të shumëkërkuar Kristofer Kok, i cili mbrohet nga rojet
e veta. Përleshjet me armë vazhdojnë dhe policia si masë sigurie mbylli aeroportin
e vendit.