2010-05-25 13:49:39

Sot më 25 maj kalendari Kishtar përkujton Shën Gegën VII, papë.


(25.05.2010 RV)Sot më 25 maj kalendari i Kishës katolike përkujton Shën Gegën apo Gregorin VII. Hildebrandit, siç u quajt në pagëzim, nuk i dihet as data e as vendi i lindjes. Dihet vetëm se qe murg benediktin në kuvendin romak të Shën Marisë në Aventin.
Kur, në maj të vitit 1045 u zgjodh papë Giovanni Graziano, kryeprift i Shën Gjonit të Portës latine, me emrin Gregori VI, Hildebrandi u thirr të bashkëpunonte me të.
U bë, kështu, këshilltar e krah i djathtë i disa papëve si dhe frymëzues i reformës kundër emërimit të ipeshkvijve nga ana e perandorit. I zgjedhur papë me emrin Gregori VII, për nder të shën Gregorit të madh, edhe ai benediktin, iu kundërvu me forcë Henrikut V, kundërvënie që njihet në histori me emrin “lufta kundër emërimeve të ipeshkvijve nga perandori”. Fitoi shenjti!







All the contents on this site are copyrighted ©.