2010-05-25 15:49:36

Republika Çeke: përfundon mosmarrëveshja Kishë-Shtet për katedralen e Pragës.


(25.05.2010 RV)Presidenti çek, Vaclav Klaus dhe kryeipeshkvi i ri i Pragës, imzot Dominik Duka nënshkruan dje në Pragë marrëveshjen që rregullon marrëdhëniet dhe mirëmbajtjen e katedrales së Shën Vitos, monument historik në kompleksin e Kështjellës së Pragës.
Përfundon kështu, pas 18 vjet kundërshtish, konflikti ndërmjet Kishës Katolike e shtetit për pronësinë e katedrales. Shteti e Kisha, siç shpjegoi presidenti çek, do të kujdesen sëbashku për administrimin e vendit të rëndësishëm të kultit, siç është bërë edhe në të kaluarën. Sipas marrëveshjes, Kisha do të merret me funksionimin e katedrales ndërsa shteti do të mbetet pronar i saj e do ta mirëmbajë.







All the contents on this site are copyrighted ©.