2010-05-25 15:50:22

Kisha anglikane i kushton tri lutje Kampionatit botëror të këtij viti në Afrikën e Jugut.


(25.05.2010 RV)Kisha anglikane i kushton tri lutje Kampionatit botëror të futbollit, që këtë vit zhvillohet në Afrikën e Jugut. Dy janë për t’u uruar të mira në përgjithësi të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa e treta u drejtohet atyre, që nuk janë të interesuar për ndeshjet e futbollit.
Lutjet janë të përshtatshme si për përdorim vetjak, ashtu edhe për t’u thënë në kishë. Ndërsa, në ato që u kushtohen personave, të cilët do ta ndjekin Kampionatin, kërkohet shëndet e lojë e pastër, në lutjen për të tjerët u thuhet të kenë durim. Ja një pjesë e saj: “O Zot, tani që në lagjen tonë, të gjithë janë kapur nga ethet e futbollit, na forco durimin e na dhuro intuitën t’i kuptojmë të tjerët, kur është e nevojshme. Amen”.







All the contents on this site are copyrighted ©.