2010-05-25 15:52:12

Emërohet ipeshkvi i Palmirës në Kolumbi


(25.05.2010 RV)Ati i Shenjtë emëroi edhe ipeshkvin e Palmirës në Kolumbi. Është imzot Edgar de Jesùs Garcìa Gil, deri tani ipeshkëv i Montelibanit. Ipeshkvi i ri i Palmirës është lindur më 13 tetor 1946 në Roldanilo, është shuguruar meshtar në vitin 1971 e pasi ka përfunduar studimet e Teologjisë dogmatike në Universitetin Gregorian të Romës ka kryer një sërë detyrash për dioqezën e Kartagos, së cilës i përket. Është shuguruar ipeshkëv më 8 shtator 1992 dhe që nga viti 2002 është ipeshkëv i Montelibanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.