2010-05-25 16:39:12

Azem Shkreli, poet, në përvjetorin e vdekjes


Si sot, më 25 maj 1995 u nda nga jeta shkrimtari dhe publicisti Azem Shkreli. Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive.

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit.
Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër...

Lirikë

Gjithëçka ishte si gjithëmonë
Dhe i kishte hije
Fjala fjalës,lumi lumit,lia lisë
Dikush deshi ta kthente ndryshe
Çmendutinë e bukur të gjërave
I ra tëja lirikës,u thamë
 
Psalm për Kosovën

Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera

Kur hyn në gjakun tim
Nusrore e të bëhem krushk

Më mëso vetëm t'i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur
 
Shkodra

Desha t'ia prek
Rozafës flokun
S'më deshe

Zbrita t'ia puth
Algjet Liqenit
Më nxore

Tani përherë më ke
Maje Taraboshit me cuba

Shkodër Shkodra

Kënga që s'deshi të shkruhet

Një ditë prej ditësh
Në shtarë e gjeta,në gjurmë të kalit

I mëkova drithmat
Vesë i mola,qumësht zogu

U rrit e bukur,e zezë
Kënga që s'deshi të shkruhet
 
Pas luftërave

Luftërave,më të gjatave luftëra
Një herë u thonë:pas luftës
Luftërat mbeten në log të luftës
Armët,në muze të armëve

Të nesërmen andej e këndej luftrave
Çelin lulëkuqe të gjakut
Pas luftërave gjithëçka nis nga
E para,lufta nga e para
Lufta s'vret, njeriu vret i pari
 
Ma ktheni lirikën e zogut

Ka kohë që nuk s'ia kuptoj cicërrimën
Në një degë më vishet murgu
Ma mbush me tamjanë kokën dhe çatinë
Në degë tjetër i bie një teli
Të ndezur,ajri dhe uji përzjarren

Në të tretën i marrin metal flatrat
Bëhet plumb në qiellin prej lamarine
Ushtarë që po shkoni, ma ktheni
Zogun tim, lirikën e bukur të zogut
Ka kohë që nuk këndon zogërisht







All the contents on this site are copyrighted ©.