2010-05-25 15:53:20

Arbili i Kaldejve me kryeipeshkëv të ri


(25.05.2010 RV)Benedikti XVI miratoi zgjedhjen e kryeipeshkvit të Arbilit të Kaldejve, në Irak, bërë nga Sinodi i Ipeshkvijve të asaj Kishe. Ai është redemptoristi, atë Bashar Varda, lindur në Bagdad më 15 qershor 1969. Në vitin 1981 hyri në Seminarin e Vogël e më pas në atë të Madh në Shën Pjetër të Dorës, pranë Bagdadit.
Në vitin 1993 u shugurua meshtar dhe dy vjet më vonë, hyri në Kongregatën e Shëlbuesit të Shenjtë, duke kryer noviciatin dhe studimet fetare në Dundalk të Irlandës. Më 1999 mori diplomën në Teologji Morale pranë Universitetit katolik të Luvenit dhe më 15 shtator 2001, kushtet e përjetshme. Aktualisht, është drejtor i Seminarit Patriarkal Kalde të Ankavës, pranë Arbilit dhe jep teologji morale në Institutin e Shkencave Fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.