2010-05-24 16:45:05

Shtegtimi tradicional i shqiptarëve tek Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan.


(24.05.2010 RV)Të dielën, më 30 maj 2010, Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan pret përsëri bijtë e vet shqiptarë nga të katër anët e Italisë e të botës.
Liturgjinë eukaristike, që do të fillojë në orën 11.00 dhe lutjen drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë, do t’i kryesojë meshtari salezian, Dom Tomë Mihaj.Rast i përshtatshëm për t’u lutur, për t’u takuar me miq e dashamirë, të largët e të afërt, për të shkëmbyer dy fjalë në gjuhën amtare, për të kujtuar të djeshmën e, sidomos, për t’iu lutur Pajtores së shqiptarëve për një ardhmëri më të mirë!







All the contents on this site are copyrighted ©.