2010-05-24 10:00:47

Rrëshajët janë energji Hyjnore bashkimi e dashurie, kumtim i jetës së re e të plotë në Zotin


Festa e Ardhjes ë Shpirtit Shenjtë mbi Apostuj. Rrëshajët janë simbol “bashkimi” e “dashurie” më të fortë se “konfuzionet” e ndarjet të shkaktuara nga njeriut.

“Shpirti Shenjt është protagonisti i vërtetë i Kishës”.

Në ditën e Rrëshajëve Shpirti Shenjtë zbriti me fuqi mbi Apostuj, kështu filloi misioni i Kishës në botë. Vetë Jezusi i pati përgatitur të Njëmbëdhjetët për këtë mision duke iu dëftuar atyre disa herë pas ngjalljes (krh Vp 1,3). Para se të ngjitet në Qiell, Jezusi urdhëroi që të “mos largoheshin nga Jerusalemi, por ta prisnin plotësimin e premtimeve të Atit” (khr Vp1,4-5); kërkoi që të qëndronin së bashku për t’u përgatitur për marrjen e Shpirtit Shenjtë. E ata u mblodhën në lutje me Marinë në Çenakull në pritje të ngjarjes së premtuar (krh Vp 1,14)”.

Më këtë përshkrim, Kisha vënë në pah mësimin e parë që Apostuj i japin çdo besimtari të krishterë sot: qëndrimin së bashku në lutje, bashkëpunimin me Zotërinë Jezus dhe pranimin e dhantive të Shpirtit Shenjtë, që është protagonisti i vërtetë i Kishës së Krishtit. Shpirti Shenjtë është simboli i Besëlidhjes së Re të Zotit me Izraelin, Besëlidhje e cila nga dhe më këtë ngjarje shtrihet e përfshin të gjithë popujt e Tokës.

Kisha është katolike e misionare qysh në lindje të saj. Universaliteti i shpëtimit nënvizohet në mënyrë domethënëse nga emërimi i gjatë i etnive që i përkasin ata të cilët e dëgjonin kumtimin e parë të Apostujve, siç njoftojnë Veprat e Apostujve(krh Vp 2.9-11).

Populli i Zotit, që pati gjetur në Sinaj trajtën ( formën) e vet të parë, më ngjarjen e Rrëshajëve ( Ardhjen e Shpirtit Shenjt) zgjerohet deri në mos njohjen më të kurrfarë kufiri, as race, as kulture, as hapësire, as kohe…

Shpirti Shenjtë, përkundra Kullës së Babelit, i bën zemrat e njerëzve të afta t’i kuptojnë gjuhët e të gjithëve, sepse rivendos urën e vërtetë të komunikimit ndërmjet Tokës e Qiellit dhe ndërmjet njerëzve. Shpirti Shenjtë është Dashuri Hyjnore, Shpirti Shenjt e shndrit shpirtin njerëzor dhe, duke i zbuluar Krishtin e kryqëzuar e të ngjallur, i tregon udhën për t’u bërë sa më të ngjashëm me Të (Krishtin), për të qenë “shprehje dhe instrument i dashurisë që buron prej Tij” ( Deus caritas est, 33).
Shpirti Shenjtë e drejton dhe zbukuron Kishën me dhantitë hyjnore.

Mes realiteteve të nxitura nga Shpirti Shenjtë në Kishë, janë edhe Lëvizjet e Bashkësitë e ndryshme kishtare. E tërë Kisha, sikur thoshte shpesh Papa Gjon Pali II, “është një lëvizje e madhe e frymëzuar dhe e gjallëruar nga Shpirti Shenjtë, një lum që përshkon historinë për të ujitur me hirin e Zotit e për ta bërë të frytshme me jetë, me mirësi, me bukuri, me drejtësi e paqe”.

Sikur kemi dëgjuar prej leximeve biblike të festës së Rrëshajëve, ardhja e Shpirtit Shenjt mbi Apostuj është treguar e pasqyruar përmes simbolit të erës, zjarrit, fjalës. Era është simbol i dinamizmit, i lirisë së mistershme.

Thotë një mistik spanjoll: “Në Zotin sa më tepër të lundrosh, aq më tepër zbulon detëra të ri”. Shpirti Shenjt na sjell dhuratë vështrimin e thellë të jetës sonë në Zotin, porsi era që do e kërkon horizonte të gjëra. Era bëhet fjalë: fjala bëhet flakë.

Në Rrëshajë era dhe flaka e zjarrit shndërrohen në kumtim të jetës së re e të plotë në Zotin.







All the contents on this site are copyrighted ©.