2010-05-23 19:45:38

Shenjtorët e Javës sipas kalendarit Kishtar


Sot 23 maje e diel, Kisha kremtoi festën e solemnitetit të Rrëshajëve, pra kremoti ditëlindjen e saj. Po sot më 23 maj, kalendari Kishtar përjkujton edhe Shën Gjon Batista de Rosi, meshtar romak.
Po kujtojmë se në festën e Rrëshajëve, Kisha na thërret të gjithëve, pavarësisht nga gjenia, raca, mosha apo kushtet shoqërore, të jetojmë si bijë të Shpirtit Shenjt Zot duke ndihmuar e dashur të afërmin, sepse kështu dëshmojmë fuqinë që ka Shpirti Shenjt Zot për të përhapur hirin dhe dashurinë e Zotit për të gjithë njerëzit. Këndej secili prej nesh është i thirrur ta mësojë artin endjes së dashurisë e të mëshirës hyjnore, art që merr një kuptim të posaçëm në solemnitetin e Rrëshajëve.
Nesër e hënë, më 24 maj kalendari Kishtar kremton festën e Zojës së Bekuar Ndihmëtare. Liturgjia na kujton Pasinë e së Lumes Mari Virgjër te Shën Elizabeta, nga e cila lind ‘Magnificat’, kënga e cila madhëron të Gjithëpushtetshmin për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet.
Festa e Shën Gegës VII, papë, e Shën Bedës Venerabile, meshtar benediktin e doktor i Kishës dhe e Shën Maria Madalena de Pacit, që Kisha do t’i përkujtojë të martën më 25 maj, na kujton se mbretëria e Zotit shtrihet në botën mbarë.
Përveçse duke ndjekur Zotin, dishepulli i vërtetë e dëshmon të Kryqëzuarin–e- Ngjallur duke i lidhur ngushtë fjalët me veprat. Meriton kështu epitetin ‘njeri i drejtë’ dhe premtimin për të kundruar fytyrën e Zotit në amshim. Këtë na kujton festa e Shën Filip Nerit, meshtar, themelues i Kongregatës të Priftërinjve të Oratorit, që do të kremtohet të mërkurën e ardhshme më 26 maj.
Të enjten më 27 maj kalendari Kishtar përkujton Shën Agostinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit. Liturgjia e ditës na kujton se feja e besimtarëve rritet në bashkim të ngushtë me transmetimin e pandërprerë të Fjalës së Krishtit të Ngjallur nga ana e Kishës.
Të premten që vjen më 28 maj, do të kremtohet festa e Shën Gjermanit, ipeshkëv i Parisit dhe e Shën Vilit. Përmes liturgjisë së ditës Jezusi na kërkon t’i pastrojmë zemrat, për të zhdukur prej tyre çdo gjë që na pengon në ecjen drejt Tij. Duke u çliruar nga barrët e panevojshme, mund t’i lartojmë më lehtësisht sytë drejt qiellit e ta ndjejmë veten shumë më të lirë.
Liturgjia e së shtunës më 29 maj na fton të lutemi: “Na e mëso, o Zot, rrugën e jetës”. Është festa e Shën Ursula Ledohovskajas, themeluese e Orsolineve të Krishtit në agoni, që na kujton se ndjekja e Zotit përjashton çdo kompromis. Në se pranon ta ndjekësh Krishtin, duhet të heqësh dorë nga gjithçka tjetër. E atëherë do të vërejmë me gëzim se që në këtë jetë realiteti ynë nis të ndryshojë e zemra nis të na rrahë me ritmin e Zemrës së Zotit.
Të dielën e ardhshme më 30 maj, Kisha kremton festën e Trinisë Shenjte. Gjithnjë këtë të diele më 30 maj kalendari Kishtar kujton edhe Shën Ferdinandi, mbret i Kastiljes e Shën Zhanë d’Ark, virgjër.
Festa e sotme na thërret jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por “bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njënisë dhe eTrinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Agostin.







All the contents on this site are copyrighted ©.