2010-05-23 19:44:37

Papa citon të Lumen shqiptare Nënë Terezën në luftën për mbrojtjen e jetës së çdo fëmije


(23.5.2010 RV)Gjatë lutjes së 'Mbretëreshës Qiellore ' mbajtur sot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Benedikti XVI duke përshëndetur anëtarët e Lëvizjes për Jetën, që përpiqet të përhapë kulturën e jetës dhe të ndihmojë konkretisht gratë të çojnë deri në fund shtatzëni të vështira, e duke mbeshtetur të gjithë ata që luftojnë për të mbrojtur jetën e çdo qenie njerëzore e posaçërishtë të fëmijëve, citoi të Lumen shqiptare Nënë Terezën:
“Të dashur miq, së bashku me ju kujtoj fjalët e së Lumes Nënë Terezë të Kalkutës: ‘Ai fëmijë i vogël, i lindur ose i palindur akoma, është krijuar për diçka të madhe: të dojë dhe ta duan”.







All the contents on this site are copyrighted ©.