2010-05-21 17:35:38

Papa bisedoi me presidentin e Republikës Dominikane


(21.05.2010 RV)Benedikti XVI priti sot paradite presidentin e Republikës Dominikane, Leonel Fernández Reina, i cili më pas u takua edhe me Kardinalin Tarçizio Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe me Imzot Dominik Mambertì, Sekretar për marrëdhëniet me shtetet.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – u vlerësua lart kontributi i madh, që jep Kisha katolike për zhvillimin e vendit, posaçërisht në fushën edukative e shëndetësore, duke i kushtuar vëmendje të dorës së parë nevojtarëve. U nënvizua, më pas, rëndësia e luftës për mbrojtjen e jetës njerëzore, nga zënia, në perëndimin e natyrshëm.
Së fundi, u shkëmbyen opinione lidhur me impenjimin e autoriteteve dominikane në përballimin e problemeve shoqërore, që e shqetësojnë vendin, duke u ndaluar edhe tek situata në rajon. Lidhur me këtë, u theksua roli i Republikës Dominikane në organizimin e ndihmave humanitare për Haitin.







All the contents on this site are copyrighted ©.