2010-05-21 17:34:59

Krezmimi e të rinjve në Gjakovë e përgatitja për Rrëshajë në Prishtinë


(21.5.2010 RV)Të dielën e kaluar më 16 maj në solemnitetin e të Shëlbuemit, famullia Kishtare e Shën Pjetrit e Palit Apostuj në Gjakovë pati një festë të madhe, festën kur të rinjtë e kësaj bashkësie Kishtare shënuan arritjen e pjekurisë së tyre në formimin e fesë së krishterë, me kremtimin dhe pranimin e Sakramentit të Përforcimit apo të Krezmimit.
Po kujtojmë se të rinjtë që morën Sakramentin e Krezmimit qenë 131 vetë nga bashkësia kishtare e Gjakovës e 26 të tjerë nga bashkësia kishtare e fshatit Bec.
Meshën e Shenjtë dhe mbarështimin e Sakramentit të Krezmimin u kryesuan nga kryeipeshkvi I Tivarit, imzot Zef Gashi, në bashkëkremtim me famullitarët e dy bashkësive Kishtare Atë Anton Nua e don Kelmend Spaqi, e një pjesëmarrje të jashtëzakonshme besimtarësh.
Katekistët e këtyre të rinjve pohojnë është dashur një kohë e gjatë, e saktësisht nëntë vite pa ndërprerë të vijohet mësimi i fesë në doktrinën e krishterë, që këta nxënës e të rinjtë të nxënë dije të mjaftueshme për t’a njohur më mirë e nga afër Jezusin dhe marrë Sakramentin e Përforcimi në fenë e Krishtit Shpëtimtar. Kujtojmë se katekizmi është libër i mrekullueshëm që përmban përgjigjet më të mëdha në pyetjet më të mëdha të jetës.
Po t’i kthehemi krezmimit të të rinjve të Gjakovës e të rinjve të Prishtinës që po përgatiten për festën e solemnitetit të Rrëshajëve, që kremtojmë këtë të diel. Nga Prishtina informon Rabie Ibraj..............RealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.