2010-05-21 15:11:38

Konkurs për ndërtimin e shtatores "Nënë Tereza" në Prishtinë


(21.5.2010 RV)Shpallet konkursi për ndërtimin e shtatores "Nëna Terezë" në Prishtinë. Sheshi para Katedrales Katolike në Prishtinë do t'i kushtohet figurës së shquar Nëna Terezë. Është paraparë që aty të ngritet një monument shtatore. Ndërtimi i monumentit do të financohet nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë. Në mënyrë simbolike, komuniteti ndërkombëtar dëshiron t'i dhurojë këtë monument qytetit të Prishtinës. Për këtë qëllim, ditë më parë në Prishtinë janë takuar 10 ambasadorë të akredituar.
Të tjerët po ashtu kanë paralajmëruar mbështetjen e tyre për këtë projekt. Me këtë rast, ftohen artistë që të marrin pjesë në këtë konkurs. Monumenti shtatorja duhet të jetë rreth 4 metra e lartë, derisa materiali i ndërtimit mund të përzgjidhet nga vetë artisti.
Propozimet duhet të dorëzohen në formë të një modeli rreth 50 cm dhe një koncepti të shkruar, i cili duhet të jetë më së shumti një faqe. Të gjitha këto duhet të dërgohen deri më 15 qershor 2010 në Selinë e Kishës Katolike në Prishtinë. Propozimi anonim do të vlerësohet nga një Komision i pavarur Ndërkombëtar.
Përveç modelit dhe përshkrimit të konceptit, duhet që në një zarf të mbyllur të specifikohet edhe emri i organizatës dhe adresa. Në zarf duhet të shkruhet kodi, ashtu siç është shënuar edhe në modelin tuaj. Po ashtu, koncepti duhet të përmbajë kalkulimin e çmimit për ndërtimin e kësaj shtatoreje.
Përzgjedhja do të bëhet më 15 qershor 2010. Shtatorja duhet të jetë gati deri më 5 shtator dhe të vendoset para Katedrales Katolike në Prishtinë, thuhet në një njoftim të nënshkruar nga Prof. Dr. Johann GÜNTHER, Project Manager Agency for European Integration.
Burimi i Lajmit: Kosova.com (QIK)
--
Bishop Residence
Mother Teresa Cathedral
Boulevard Bill Clinton p.n.
10000 - Prishtina
Republic of Kosovo

office: +381 38 220 455
fax: +381 38 220 455
cell.: +377 44 610 933
e-mail: ipeshkvia_pz@yahoo.com or albertjakaj@gmail.com
website: www.kishakatolike.org







All the contents on this site are copyrighted ©.