Ndërpritet greva e socialistëve në Tiranë. Edi Rama dhe Sali Berisha shkojnë në Strasburg
për bisedime.
(20.05.2010 RV)Udhëheqësi i socialistëve shqiptarë edi Rama, iu bëri dje thirrje
grevistëve të ndërpresin grevën e urisë që kishte filluar dhe po vazhdonte përpara
kryeministrisë në Tiranë, që më 31 prill. Vendimi për ndërprerjen e grevës u mor pas
lajmit se Rama dhe Berisha do të uleshin të dy sot në tavolinë, në Strasburg, për
të diskutuar për rrugëdalje nga kriza në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. “Ne
jemi gati të diskutojmë për krizën. Shpresojmë se edhe kundërshtari ynë do të jetë.”
deklaroi për mjetet e shtypit kryetari i opozitës Edi Rama, i cili më pas shtoi se
është gati “vetëm për marrëveshje që nuk kompromentojnë transparencën e procesit zgjedhor
në Shqipëri.” Bisedimet ndërmjetësohen nga kryetari i grupit parlamentar popullor
në parlamentin evropian Jozef Dol dhe kryetari i grupit “E majta dhe demokratët” Martin
Shulc. Në tavolinë të bisedimeve marr pjesë edhe komisari për Zgjerimin e Evropës
Stefan Fule, që ditët e kaluara i kritikoi ashpër politikanët shqiptarë se po vonojnë
integrimin e Shqipërisë.