2010-05-20 15:45:14

Letër e Papës për të burgosurit e Maltës: ju qëndroj afër, faleminderit për lutjet.


(20.05.2010 RV)U bë e ditur sot letra, që Benedikti XVI u ka dërguar të brugosurve të Maltës, për t’iu përgjigjur mesazhit të tyre me rastin e udhëtimit apostolik në ishull, prillin e kaluar. Papa shpreh vlerësimin e tij më të thellë për ndjenjat, që zenë vend në mesazh, dhe falenderon nga zemra të burgosurit për lutjet e tyre.
Të burgosurit shkruajnë se ngushëllohen në një farë mënyre, nga fakti se ungjillëzuesi i parë i Ishullit mesdhetar ka qenë Shën Pali Apostull, ardhur në Maltë si i burgosur, pra në të njëjtat kushte me ta.
E Benedikti XVI nënvizon se Shën Pali “megjithëse i burgosur, pati lirinë e brendshme të gëzohej në Zotin, i bindur se “as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as e tashmja, as e ardhmja, as fuqitë, as forcat e lartësisë, as ato të humnerës, dhe asnjë krijesë tjetër, nuk do të mund të na ndajnë prej dashurisë së Hyjit, që na u dëftua në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Rom 8,38-39). Në fund të letrës, Papa thotë se u qëndron afër të burgosurve dhe u jep atyre bekimin e tij apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.