Imzot Zimovski: ndihmat ekonomike për të forcuar sistemet shëndetësore të vendeve
të varfëra nuk duhet të kenë qëllime të tjera
(19.05.2010 RV)Objektivat e Mijëvjeçarit të tretë dhe sfidat ndërkombëtare
në fushën e shëndetësisë janë në qendër të punimeve të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë
në Gjenevë të Zvicrës. Në mbledhje, e cila do të përfundojë të premten, merr pjesë
edhe kryetari i Këshillit Papnor për Operatorët e Shëndetësisë, imzot Zigmunt Zimovski,
që foli dje. Pasi shprehu distancimin e Selisë së Shenjtë nga programet, që nxisin
abortin dhe përdorimin e kontraceptivëve, prelati i lartë i Vatikanit kërkoi që ndihma
e vendeve të pasura për vendet e varfëra të bazohet mbi parimin e susidiaritetit.
Gjithashtu, theksoi ai, nuk duhet të ketë qëllime të fshehta, si shitja e ilaçeve
fallco në vendet e botës së tretë, apo hyrja në tregun e tyre përmes ndihmave.