2010-05-19 18:09:54

Greva në Shqipëri në ditën e 19-të


(19.05.2010 RV)Greva e urisë e socialistëve dhe e përkrahësve të tyre para kryeministrisë në Tiranë, arriti sot në ditën e saj të 19-të. Deri tani, 66 vetë janë larguar për arsye shëndetësore, por sipas deputetit Namik Dokle, i gjithë Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe mbi 2000 simpatizantë të tjerë janë gati të hyjnë në grevë, nëse është e nevojshme.
Familjarët e grevistëve protestuan sot para selisë së Komisionit Evropian, duke kërkuar transparencë për zgjedhjet e 28 qershorit të kaluar. Ndërkaq, dje, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, përmes një deklarate për mediat, kërkoi që klasa politike shqiptare të gjejë pa humbur kohë një zgjidhje të përshtatshme për të dyja palët, në përputhje me parimin e transparencës dhe me kornizën ligjore shqiptare. Edhe sot, ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan deklaroi qartas se dialogu politik është element i nevojshëm për integrimin në Bashkimin Evropian. Zoti Lohan foli në konferencën me temë “Mbështetja italiane për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, që u zhvillua sot paradite në kuadrin e veprimtarisë “Dy popuj, një det, një miqësi. Të pranishëm, kryeministri Sali Berisha dhe autoritete shqiptare e italiane në nivel ministrash.







All the contents on this site are copyrighted ©.