2010-05-19 18:09:24

Furtunë mbi euron: Berlini jep alarmin


(19.05.2010 RV)Humbje të rëndësishme për të gjitha bursat, nafta në rënie mes 67 e 68 dollarëve për fuçi: është furtuna që shfryhet mbi euron, sot sërish në minimumin e katër vjetëve të fundit, duke prekur kuotën 1,21 dollarë.
Gjermania jep alarmin: “Euro është në rrezik”. “Të gjithë ne – tha sot në parlament, kancelarja Angela Merkel – e ndjejmë se kriza aktuale e euros është sfida më e madhe, për t’u përballuar nga Evropa, që prej nënshkrimit të Traktatit të Romës”.
Ka analistë që mendojnë se euro nuk do të arrijë fundin e vitit. Problemi i 16 vendeve të eurozonës qëndron në faktin se vendosja e monedhës së përbashkët nuk ndiqet nga një politikë e përbashkët monetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.