2010-05-18 18:19:19

Dallga e zezë, nafta tani kërcënon brigjet e Floridës


(18.5.2010 RV)Nafta e derdhur në Gjirin e Meksikës. Përpjekje e re për bllokimin e derdhjes në oqean. Tubi i futur nga British Petroleum për marrjen e naftës që po derdhet në Gjirin e Meksikës do të arrijë të thithë deri në dy mijë fuçi në ditë.
Sipas shoqërisë naftënxjerrëse kjo përpjekje e re për t’i zvogëluar dëmet që po i sjell ekosistemit derdhja e naftës në det nga shkatërrimi i platformës Deepwater Horizon, synon të mbledhë afro 40% të naftës së derdhur.
Në ditët në vazhdim do të ketë përpjekje të reja për bllokimin e valvulës së sigurisë me një lëndë kimike ose me mbeturina të ngurta për të bllokuar daljen e naftës. Ndërkaq brenda fundit të muajit pritet dorëheqja e përgjegjësit të agjencisë qeveritare të SHBA që drejton programin e shpimeve naftënxjerrëse në det.







All the contents on this site are copyrighted ©.