2010-05-17 17:51:15

Greva e socialistëve në Shqipëri, në ditën e 17-të


(17.05.2010 RV)Greva e urisë së Partisë Socialiste në Shqipëri arriti sot ditën e saj të 17-të. Deri tani, 50 vetë janë larguar për arsye shëndetësore, por si socialistët, ashtu edhe demokratët, nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se greva do të vazhdojë dhe se dhjetra njerëz të tjerë kanë shprehur dëshirën të hyjnë në të. Ndërkaq, kryeministri Sali Berisha ripohoi se zgjedhjet e 28 qershorit kanë qenë të ndershme dhe nuk ka asnjë arsye për rinumërimin e votave, kërkuar nga opozita.







All the contents on this site are copyrighted ©.