Të Ngjiturit e Jezu Krishtit në Qiell, festa e të Shëlbuemit.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e solemnitetit të festës të të Ngjiturit të Jezu Krishtit
në Qiell – festës të Shëlbuemit. Festa e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell
na thërret ta drejtojmë vështrimin tonë drejt Zotit e drejt Qiellit: vetëm me glorifikimin,
vetëm me lavdërimin e Jezu Krishtit ne fillojmë ti shijojmë të mirat dhe frytet e
ngjalljes së Tij, fillojmë ti gëzojmë të dhuratat qiellore, e dhurata e parë ndër
të gjitha është shalomë – paqja, fryt i Shpirtit Shenjt Zot. Jezusi i glorifikuar
është ikona e përjetshme e njerëzimit tonë të ardhshëm, ikonë e amshuar, por jo e
palëvizshme: dinamizmi i dashurisë së Zotit Trini bëhet përcaktim për mision, dinamizëm
dashurie ndaj të gjithë njerëzve, në mënyrë që të plotësohet premtimi i shëlbimit
për mbarë gjithësinë. Shën Bernardi ka thënë se “Të Ngjiturit të Krishtit
në qiell është kurorëzimi dhe përfundimi i të gjitha të kremteve të Shëlbuesit Jezus
dhe njëherit caku i fundit i udhëtimit të jetës së Tij mbi tokë”. Pa dyshim se të
Shëlbuemit është kurorëzimi i jetës tokësore të Krishtit, është lumturimi i Birit
të Zotit dhe Shpëtimtarit tanë, është ngadhënjimi i Atij që duke u lartuar me fuqi
të vet në qiell, na hap dyert e parajsës hyjnore duke na bërë pjesëtarë të lumturisë
së përjetshme pranë Atit Qiellor. Duke i hapur dyert e Qiellit për çdo njeri besimtar
e vullnetmirë. ... Liturgjia e Fjalës
Leximi
i parë Vap 7, 55-60
Lexim prej Veprave të Apostujve
Në ato ditë,
Shtjefni, plot me Shpirt Shenjt, i drejtoi sytë kah qielli, pa lavdinë e Hyjit e Jezusin
duke qëndruar në të djathtën e Hyjit dhe tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin
e njeriut në të djathtën e Hyjit.” Atëherë ata lëshuan një britmë të madhe, i mbyllën
veshët dhe u vërsulën të gjithë së bashku kundër tij. E qitën jashtë qytetit dhe e
vranë me gurë. Dëshmitarët i ulën petkat te këmbët e një djaloshi që quhej Saul. Dhe
ndërsa po e mbytnin me gurë, Shtjefni lutej e thoshte: “O Jezus Zot, merre shpirtin
tim!” Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të madh: “O Zot, mos ua merr këtë për
mëkat!” Posa i tha këto fjalë, ndërroi jetë.
Fjala e Zotit.
Psalmi
97 (96)
Zoti mbretëron, le të galdojë toka, --- --- --- Zoti
mbretëron! Le të galdojë toka, le të gëzohen ishujt e shumtë! Re e errësirë
janë përreth tij, e Drejta e Drejtësia themeli i fronit të tij. --- --- ---
Qiejt e shpallin drejtësinë e tij, të gjithë popujt e shohin lavdinë e tij. Sepse
ti je, o Zot, i Tejetlarti mbi mbarë dheun, ti je tejet i lartë mbi të gjithë
zotat. --- --- ---
Leximi i dytë Zb 22, 12-14. 16-17. 20
Lexim
prej Zbulesës së shën Gjonit apostull
Unë, Gjoni, në vegim dëgjova:
“Ja, unë po vij së shpejti! Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkënd
sipas veprave të tija! Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi!
Të lumët ata që i lajnë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës për të hyrë
nëpër dyer në qytet! Unë, Jezusi, e dërgova engjëllin tim t’ua sjellë këtë dëshmi
kishave. Unë jam rrënja edhe pinjolli i Davidit, Ylli i ndritshëm i mëngjesit!«
Shpirti Shenjt dhe Nusja thonë: »Eja!« Edhe ai që dëgjon le të thotë: »Eja!« Kush
është etshëm, le të vijë; kush do, le ta marrë ujin e jetës falas! Ai që i dëshmon
këto, thotë: »Po, po vij së shpejti!« Amen! Eja, o Zot, Jezus!
Fjala
e Zotit.
ALELUJA, aleluja. Nëse ndokush më do, ai do të ma
mbajë fjalën, thotë Zoti. Ati im do ta duajë e tek ai do të banojmë. Aleluja!
Ungjilli
Gjn 17, 20-26
Leximi i Ungjillit të shenjët sipas Gjonit
Në
atë kohë, Jezusi tha: “Nuk po të lutem vetëm për këta, por edhe për të gjithë ata,
që, për shkak të fjalës së tyre, do të besojnë në mua: që të gjithë të jenë një. Sikurse
ti, Atë, që je në mua dhe unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne, që ta kuptojë bota
se ti më dërgove. Edhe unë ua dhashë lavdinë që ti ma dhe që të jenë një sikurse
ne jemi një - unë në ta e ti në mua, që të jenë plotësisht një, që bota ta dijë se
ti më dërgove dhe se i deshe ata siç më deshe mua. Atë, dua që ata, të cilët m’i dhe,
të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua, që të kundrojnë lavdinë time, lavdinë që ti
ma dhe, sepse më deshe para se të krijohej bota. Atë i drejtë! Bota nuk të njohu e
unë të njoha. Edhe këta e kuptuan se ti më dërgove. Këtyre ua dëftova Emrin tënd
dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj, që dashuria me të cilën ti më deshe mua, të jetë në
ta - dhe unë në ta.” Fjala e Zotit.
- Homelia nga don Gjergj Meta -
Të dashur vellezer e motra ne Krishtin,
kemi pershkuar se bashku keto jave te pashkeve me Krishtin e ngjallur i cili u shfaqet
dishepujve te tij dhe qendron me ta. Duke qendruar me ta ai i forcon ata ne besim
dhe i inkurajon per te ardhmen. E gjithe kjo kohe eshte pershkuar nga risia qe ringjallja
e Krishtit sjell me vete. Kemi degjuar udherimin e ri te dashurise qe behet rregulla
themeltare e dishepujve te Krishtit, e Izraelit te ri qe eshte Kisha.
Tani
Krishti i ngjallur ngjitet tek Ati. Ne kete te Diele ne kremtojme Ngjitjen e Jezusit
te Ati i tij. Do te doja te nxirrja ne pah gjendjen e apostujve te tij ne dy momente
kyce te jetes se Jezusit e te lidhura ngushte me njeri-tjetrin. Nuk eshte hera e pare
qe Krishti largohet nga syte e dishepujve. Heren e pare ai iku duke u ngjitur ne kryq.
Me vdekjen e tij ai shkaktoi ne zemrat e dishepujve shume trishtim. Askush nuk mbeti
aty me te. Iken te gjithe. Mbeti vetem Gjoni dhe Nena e tij, Maria. Vdekja e Krishtit
ne kryq u duk se shoi te gjitha shpresat e dishepujve per mbreterine e Izraelit. Me
se miri na e peshkruajne kete ndjesi dishepujt e Emausit te cilet po iknin te merzitur
nga Jeruzalemi dhe takojne Krishtin rruges. Me vdekjen e Krishtit ata nuk prisnin
me asgje te re. Nuk prisnin se ai do te kthehej me. Nuk kishin kuptuar asgje nga cfare
ai u kishte thene gjate kohes qe kishte qene me ta. Besimi i tyre ishte shume i brishte
dhe guri i vendosur mbi varrin e Krishtit ishte nje gur mbi zemren e tyre.
Takimi
i tyre me Krishtin e ngjallur u hapi edhe njehere horizontin e shpreses. Atehere kuptuan,
iu hapen syte.
Ikja e dyte e Jezusit kesaj here ne lavdine e Atit, ne te djathten
e Atit eshte ne vazhdim te te njejtit mister te Pashkeve. Jemi ende ne kohen e Pashkeve.
Per dishepujt ndryshon krejtesisht perspektiva. Ata nuk jane me te merzitur, as te
pikelluar. Jane te mallengjyer sigurisht, por plot me shprese se e dine qe me siguri
ai nuk do t'i lere me vetem. Pervecse do t'u dergoje Shpirtin e Shenjte ai do te kthehet
perseri sikurse themi ne besojme “…per te gjykuar te gjallet e te vdekurit…”.
Cfare
mund te na thote neve sot Ngjitja e Krishtit ne qiell? Shume gjera, sepse eshte nje
mister i besimit tone e si cdo mister mban brenda vetes nje kuptim te pafund qe vetem
kur te jemi ballafaqas me Atin do ta marrim vesh perfundimisht. Do te doja te ndalesha
ne tre gjera qe me duken te rendesishme ne kete te Diele te Ngjitjes se Jezusit ne
qiell.
Se pari duke u ngjitur ne qiell Krishti merr me vete njeriun dhe e ben
te denje te banoje ne jeten e Trinise se shenjte. Gjithcka qe eshte njrezore pervec
mekatit, merret prej Krishtit dhe ngritet drejt qiellit. Duke u ngjitur vete ai na
merr edhe ne bashke me veten e tij. Keshtu ne jemi banore te qiellit,dhe atdheu yne
eshte qielli edhe pse jetojme ende mbi toke. Ka shume rendesi te mendojme pagezimin
tone. Duke u pagezuar ne jemi shartuar ne Krishtin.
Ai ka hyre ne ne dhe ne
kemi hyre ne te. Natyra jone njerezore, nepermjet pagezimit, ka marre faren e pavdekshmerise,
faren e perjetesise. Ne jemi zhytur ne Krishtin duke u bere te ngjashem me te dhe
bashke me te mund te therrasim Zotin, Ate. Ai eshte biri i Atiti dhe ne bashke me
te behemi familjare te Zotit. Keshtu jemi shume me afer Zotit. Hendeku qe ishte krijuar
ndermjet njeriut dhe Zotit me mekatin e rrjedhshem tashme nuk ekziston me. Perdja
e tempullit eshte care dhe njeriu mund te komunikoje drejteperdrejte me Hyun ne Jezu
Krishtin, sepse ai eshte vete Hyu. Njeriu behet i afte te krijoje nje marredhenie
te brendshme me Zotin. Njerzorja dhe hyjnorja takohen perfundimisht me njera tjetren.
Se
dyti do te ishte shume e dobishme per ne te shikonim ne jeten e dishepujve se cfare
ndodh dhe te perceptonim ndjenjat e tyre perballe kesaj ngjarjeje te madhe. Nese ne
çastet e kryqeve te jetes largohemi nga Zoti, ai na jep gjithnje nje mundesi tjeter
qe ne nuk duhet ta leme te na ike. Ne jeten me Zotin gezimi eshte i garantuar. Zoti
nuk e le ne pikellim njeriun qe e kerkon me kembengulje. Ai nuk na le asnjehere vetem.
Takimi me Zotin Jezus eshte per njerin casti me i epert i jetes se tij. Nuk ka gje
me te cmuar se sa kjo. Ne intimitetit e jetes me Jezusin do te shikojme se gjerat
qe na pikellojne jane teper te vogla perballe gezimit qe sjell takimi me te. Por duhet
te jemi te bindur qe gezimi i ringjalljes shpeshere, madje gjithmone kalon neper erresiren
e kryqit. Mos te deshperohemi kurre...! Se treti, duke u ngjitur ne qiell, Jezusi
mbaron kohen e tij mes njerezve dhe hyn ne perjetesine e Atit. Por pikerisht ketu
fillon nje epoke e re. Ai eshte i prnaishem ne jeten tone nepermjet Shpirtit te Shenjte
qe u ka derguar apostujve e nepermjet tyre neve. Pervecse nje ngushellim i madh per
Kishen dhe per cdonjeri, ardhja e Shpirtit Shenjte, mbart me vete detyren e madhe
te shpalljes se Krishtit. Ai vjen pikerisht per kete gje, per te na mesuar cfare ka
thene Jezusi, per te hedhur drite mbi fjalet e tij dhe per te na thene kuptimin, por
edhe per te na dhene forcen qe ne te mos trembemi perballe kesaj detyre. Te mos trembemi
duke shpallur Jezusin ne te kater skajet e botes, duke shpallur mbreterine e tij.
Te dashur vellezer e motra! Edhe pak dite na ndajne nga Rreshajet, misteri
tjeter i madh i besimit tone. Zoti zbret perseri ne mes te njerezve, per te me mos
i lene kurre vetem. Shpirti i Shejnte eshte vazhdimesia e pranise se Zotit ne jeten
tone. Ngjitja e Krishtit ne qiell dhe ardhja e Shpirtit te Shenjte hap nje kohe te
re qe eshte koha e Kishes, koha e bashkesise se atyre burrave dhe grave qe me kembenguljen
dhe shenjterine e tyre do te shpallin Ungjillin kudo, ne te gjithe boten.
Keto
dite jane edhe ditet e pergatitjes per ata qe do te marrin krezmimin e shenjte. Te
lutemi per te gjithe ata te rinje qe do te marrin kete sakramet, qe te perforcuar
nga shpirti i Zotit te behen shpalles guximtare te fjales se tij. E te vazhdojme te
therrasim pranine e Shpirtit Shenjt duke thene: “Eja o Shpirt i Shenjt, ndricoji mendjet
tona, ndikoje ne ne zjarrin e dashurise tende! Amen!”