2010-05-14 16:58:47

Selia e Shenjtë: t’i mbështesim emigrantët për bashkimet familjare dhe nënshtetësinë


(14.05.2010 RV)Dy dikastere të Vatikanit bëjnë thirrje t’u jepet bashkimi familjar dhe nënshtetësia emigrantëve dhe të ndihmohen klandestinët të marrin dokumentat.
Me rastin e Ditës Botërore të Familjes, që kremtohet nesër nga OKB-ja me temë “Ndikimi i emigracionit mbi familjet e botës”, Këshillat Papnore të Familjes dhe të Baritorisë për Emigrantët botuan një Deklaratë të përbashkët, ku kërkohet respekti i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe i familjes si “element natyror e themelor i shoqërisë”. Kujtohet se Papa Benedikti XVI e quan familjen “vend e burim i kulturës së jetës dhe faktor i integrimit të vlerave”. Deklarata vatikanase vëren se numri i grave që lënë vendin e tyre të lindjes është në rritje. Fillimisht, ato lenë pas bashkëshortin, fëmijët e edhe prindërit. Institucionet, theksojnë dikasteret, duhet të hartojnë politika familjare, të tilla, që të lejojnë bashkimin e familjeve, të sigurojnë daljen në dritë të klandestinëve, që ata të mund të kontribuojnë vërtet në jetën e vendit pritës dhe, përmes rrugës së edukimit ndërkulturor, të arrijnë në dhënien e nënshtetësisë për personat e integruar në shoqëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.