(14.05.2010 RV)Porto, me 240.000 banorë, 2. 000.000 me gjithë zonën metropolitane,
është qyteti i dytë i rëndësishëm i Portugalisë. Konsiderohet si kryeqytet i veriut.
Qyteti, që shtrihet gjatë bregut të lumit Douro, është vetëm pak kilometra larg Oqeanit
Atlantik. Si e gjithë Portugalia, është i famshëm për verën Porto, pagëzuar me emrin
e tyre. Vendbanimet historike më të lashta i takojnë shekullit V. Para se të themelohej
Portugalia, qyteti quhej “Portus Kale”, ndërsa zona përqark, “Condado Portucalense”.
Ky komb, më pas, u bë mbretëri e pavarur e u njoh me emrin Portugalia. Simbol i Portos
është “Torre dos Clérigos”, projektuar në vitin 1754 nga arkitekti italian, Nikola
Nazoni; ura prej hekuri, me dy nivele, vepër e inxhinierit belg, Teofil Seyrig; ura
hekurudhore “Maria Pia”, projektuar nga Gustav Eiffel, në bashkëpunim me Seyrig; Stacioni
qëndror “Sao Bento”, që konsiderohet si një nga më të bukurit në Evropë, i stolisur
me pllaka luksoze të pikturuara; Universiteti (Salla e Mjeshtrisë së Lundrimit, 1762)
dhe bursa (Bolsa do Porto, 1834).