Në muajin e Majit, Gruaja e veshur me diell na thotë: “Guxim!”
(14.05.2010 RV)Zoja e Bekuar është e veshur me diell, sepse jeton në dritën
e Hyjit, e ka hënën nën këmbë, sepse e ka lënë pas vetes vdekjen. E na thotë “Guxim!
Në fund fiton dashuria! Guxoni të jetoni kështu, pa u frikësuar nga kërcënimet e kuçedrës”.
Gruaja e veshur me diell e nxjerr në dritë foshnjën me dhimbje: është simbol i Kishës
shtegtare në të gjitha kohët: në të gjitha breznitë duhet ta lindë përsëri Krishtin,
ta sjellë në botë Krishtin me dhimbje të madhe në gjirin e njerëzimit, që vuan.
Është Kishë e përndjekur nga kuçedra në të gjitha kohët, por në të gjitha kohët jeton
në dritën e Hyjit. E kështu në të gjitha mundimet Kisha, duke vuajtur, fiton e është
garanci e pranisë së dashurisë së Hyjit kundër të gjitha ideologjive të urrejtjes
e të egoizmit. E kuçedra edhe sot dëshiron ta përpijë Hyjin e bërë foshnje: ‘mos mendoni
për këtë Hyj, i ka kaluar koha!’ – na thonë – por edhe sot ky Hyj i ligësht, është
i fortë, është forca e vërtetë. E Nëna e Tij e virgjër na fton të kemi besim e shpresë.