Në Fatima kremtohet 93-vjetori i dukjes së parë të Zojës së Bekuar.
(13.05.2010RV)Më 13 maj, 93 vjet më parë, në livadhet e Kova d’Iria, ku tre
fëmijë: Luçia, Gjaçinto e Françeska, kullosnin grigjën e tyre, u duk për herë të parë
Virgjëra Mari, dukje që e shndërroi qytetin e Fatimës në qendër përshpirtërie botërore.
Ndërsa Shenjtërorja portugeze dhe Kisha në mbarë botën kremtojnë sot festën e Zojës
së Fatimës, imzot Luçiano Gomes Paulo Guerra, mbi rrënjosjen e fjales mariane që vjen
nga Kova d’Iria, në historinë njerëzore të shekullit të fundit thotë: "Fjala
mariane u rrënjos për vullnet të Hyjit, përmes hireve, veprave të jashtëzakonshme
që kryen Hyji në Kishë e në mbarë botën. Mendoj se u rrënjos përmes dukjeve e mrekullisë
së diellit. Zoja foli për kthimin e Rusisë, gjë që ngjalli për vite me radhë shpresa
të mëdha. Pastaj dukjet u lidhën nga Provania hyjnore edhe me jetën e Gjon Palit II,
me atentatin e 13 majit 1981. E edhe për këtë Zoja e Fatimës njihet, nderohet e duhet
nga mbarë bota".