2010-05-12 18:58:34

Trëndafili i Artë i Papës për Zojën e Fatimës


(12.05.2010 RV)Dhurata e Papës për Zojën e Fatimës është një vazo me dy trëndafila argjendi, larë në ar. Njëri prej trëndafilave është më i madh. Nga vazoja varen edhe dy gonxhe e disa degë me gjethe. Në qendër ndodhen simbolet tipike të Zojës së Fatimës, një zemër e ndërthurur me rruzaren, punuar me ar e sedef. Vazoja e argjendit, por e palarë me ar, mban Stemën e Atit të Shenjtë dhe datën e dhuratës. Gjithçka mbështetet mbi një gur dhe ndodhet brenda një kutie druri, veshur me lëkurë, nga jashtë e me kadife, nga brenda, krejt e bardhë. Në pjesën e sipërme është realizuar një Stemë tjetër e Papës në argjend të larë me ar.







All the contents on this site are copyrighted ©.