2010-05-12 15:58:13

Takim i përzemërt i Papës me Kryeministrin Sokrates


Pasi dialogoi me njerëzit e kulturës, Benedikti XVI u takua me Kryeministrin, në nunciaturën apostolike të Lisbonës. Takimi – sipas njoftimit të drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, atë Lombardit - zgjati një gjysëm ore e u karakterizua nga një dialog i përzemërt. Nga pala vatikanase ishin të pranishëm Sekretari i Shtetit, kardinali Tarçizio Bertone, Zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit, imzot Filone dhe nunci apostolik në Portugali, imzot Rino Pasigjato. Me Kryeministrin Sokrates, ishin Ministri i Jashtëm, Luis Amado; Ministri i Republikës dhe Ambasadori pranë Selisë së Shenjtë, Rochas de Paris.Ndërmjet argumenteve të ndryshme, në qendër të bisedimeve ishin kontributi i madh i Kishës në fushën shoqërore dhe edukative në jetën portugeze, marrëdhëniet e mira Shtet-Kishë, dialogu me Konferencën ipeshkvnore portugeze. U kujtua edhe vlera e fesë katolike, si element bashkues në vendet e gjuhës portugeze në botë.








All the contents on this site are copyrighted ©.