2010-05-12 14:17:49

Qendra Kulturore e Belém


(12.05.2010 RV)Kjo qendër ndodhet në zonën e Belémit, në Lisbonë. U ngrit në fillimet e viteve ’90 të shekullit të kaluar, si seli e presidencës portugeze të Bashkësisë Ekonomike Evropiane (Bashkimit Evropian). Që nga viti 1993 përdoret si qendër kulturore e mjedis për zhvillimin e konferencave. Ka një hapësirë të madhe, që shërben për ekspozita dhe një muze dizenjosh, me modele që nga viti 1937. Çdo fundjavë, qendra është plot me artistë e patinatorë, sepse këtu ka edhe një pistë për rrëshqitje me patina.Këtu Papa do të takohet me përfaqësues të fushave të ndryshme të botës kulturore. Salla, ku do të mbahet takimi, zë rreth 1. 400 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.