2010-05-12 17:40:57

Lutja e Benediktit XVI Zojës së Fatimës


(12.05.2010 RV)Ky është shtegtimi i parë i Benediktit XVI në Portugali, i pesëmbëdhjeti i papnisë së Tij e i pesti i një Pasardhësi të Shën Pjetrit, pas katër shtegtimeve të mëparshme të Gjon Palit II (12-15 maj 1982; një vit pas atentatit në Sheshin e Shën Pjetrit; 2 mars 1983, ndalesë teknike gjatë shtegtimit apostolik në Amerikën Qëndrore; 10-13 maj 1991; 12-13 maj 2000).
Benedikti XVI shtegton në Portugali me rastin e 10-vjetorit të lumnimit të barinjve të vegjël, Xhaçintës e Françeskos.

Lutja e Papës, Zojës së Fatimës

 
“O Zoja jonë, Nëna e të gjithë njerëzve,
Papa Gjon Pali II Ju erdhi për vizitë tri herë, këtu në Fatima,
e falënderoi ‘dorën e padukshme’, që e shpëtoi nga vdekja
në atentatin e 13 majit.
Pothuajse tridhjetë vjet më parë, deshi t’i bënte Shenjtërores së Fatimës
një dhuratë krejt të pazakontë: plumbin që e plagosi rëndë
e që u ngërthye, pastaj, në Kurorën tënde, o Mbretëreshë e Paqes.
Të ngushëllon thellësisht mendimi se Ju kurorëzoheni
jo vetëm me argjendin e arin e gëzimeve e të shpresave tona, por edhe me plumbin e shqetësimeve tona e të vuajtjeve tona”.







All the contents on this site are copyrighted ©.