2010-05-12 17:35:34

Dioqeza Leiria-Fatima.


(12.05.2010 RV)E themeluar më 22 maj 1545, anuluar më 30 shtator 1881, rikrijuar më 17 janar 1918, më 13 maj 1984 mori emrin Dioqeza e Fatimës. Sufragane e Lisbonës, shtrihet në një territor prej 1. 700 kilometrash katrore, me 288.00 mijë banorë, 262.800 prej të cilëve janë katolikë (91% e popullsisë). Besimtarët janë të organizuar në 75 famulli, me 264 Kisha, ku shërbejnë 100 priftërinj dioqezanë, 70 meshtarë rregulltarë, 18 rregulltarë të pashuguruar; 664 rregulltare, 5 seminaristë të kursit teologjik e filozofik. Në dioqezë janë ngritur 61 institute edukative e 47 bamirësie. Çdo vit këtu kremtohen rreth 2. 698 pagëzime. Ipeshkëv i Leira-Fatimës është imzot Antonio Augusto dos Santos Marto.







All the contents on this site are copyrighted ©.