2010-05-11 14:14:09

Terreiro do Paço


(11.05.2010 RV)Terreiro do Paço (Sheshi i Pallatit) është emri “historik” i Sheshit aktual të Tregtisë, që i referohet pallatit mbretëror, shkatërruar në vitin 1775. Në atë vit, një tërmet i fuqishëm, i shoqëruar nga cunami dhe zjarri, shkatërroi pjesën më të madhe të Lisbonës, duke përfshirë Pallatin Ribeira dhe ndërtime të tjera përgjatë lumit. Sheshi dhe Baixa u rimodeluan krejtësisht në një vepër madhështore urbanistike, ndërsa Pallati Mbretëror nuk u rindërtua më. Më 1 shkurt 1908, sheshi qe teatër i vrasjes së mbretit të parafundit të Portugalisë, Karlit I. Dy vjet më vonë, monarkia u rrëzua dhe lindi kështu Republika Portugeze.
Podiumi për kremtimin e Meshës së Papës është ngritur në sheshin anash lumit dhe ka si sfod në bregun tjetër, Shenjtëroren e “Cristo Rei di Almada”.







All the contents on this site are copyrighted ©.