2010-05-11 14:13:58

Presidenti i Republikës së Portugalisë


(11.05.2010 RV)Presidenti i Republikës, z. Anìbal Këvako Silva është lindur më 15 korrik 1939 në Bolikeim (Algarve). Pas përfundimit të universitetit mbeti pedagog në Institutin e Lartë të Ekonomisë dhe të Administrimit e më vonë, mbrojti edhe titullin doktor në ekonomi pranë Universitetit të Jorkut, më 1974. Pas kthimit në Portugali fillon karrierën akademike dhe bëhet drejtor i Departamentit të Studimeve Ekonomike në Banco de Portugal. Ministër Financash (1980-85), president i Partisë Socialdemokratike dhe kryeministër (1985-95). Më 22 janar 2006 zgjidhet president i Republikës për një mandat pesëvjeçar. Është i martuar me znj. Maria Alves da Silva Cavaco Silva. Kanë dy fëmijë e pesë nipër e mbesa.








All the contents on this site are copyrighted ©.