2010-05-11 14:13:20

Patriarkati i Lisbonës


(11.05.2010 RV)Patriarkati i Lisbonës (shek. IV; Metropoli më 10 nëntor 1394; Patriarkat më 7 nëntor 1716) përfshin një sipërfaqe prej 3.735 km katror, ka 2.231.000 banorë, prej të cilëve 1.865.000 katolikë të përhapur në 288 famulli, 586 kisha me 334 meshtarë dioqezanë, 293 meshtarë rregulltarë, 156 rregulltarë jo meshtarë, 1200 rregulltare, 49 seminaristë të kursit për filozofi e teologji, 72 diakonë të përhershëm, 185 institute edukative dhe 205 bamirëse, 14.629 pagëzime në vit.
Patrik i Lisbonës është kardinali Hosé da Kruz Polikarpo, lindur në Alvorninja më 26 shkurt 1936, shuguruar meshtar më 15 gusht 1961, zgjedhur si titullar i Kishës së Kaliabrisë më 26 maj 1978, shuguruar patrik më 29 qershor 1978, Koadiutor i Lisbonës më 5 mars 1997, krijuar kardinal nga Papa Gjon Pali II më 21 shkurt 2001 me titullin e kishës së Shna Ndout në Kampo Marzio.







All the contents on this site are copyrighted ©.