2010-05-11 17:21:19

Në Tiranë vazhdon greva e urisë. Rrezikohet integrimi në BE. Presidenti Topi përpiqet për dialog.


(11.05.2010 RV)Greva e urisë e dyqind deputetëve dhe simpatizantëve socialistë, përballë kryeministrisë, në Tiranë, hyri në ditën e 11-të. Deri tani 20 grevistë janë dërguar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërkaq presidenti Bamir Topi nisi konsultimet me ambasadorin amerikan Uidhers dhe atë spanjoll Montobio për zgjidhjen e krizës, pikërisht sot, që mbahet edhe takimi Shqipëri-BE nga i cili varet integrimi i vendit. Nga ana tjetër, po sot, 126 intelektualë i dërguan një letër të hapur udhëheqësit të opozitës Edi Rama, ku ndërmjet të tjerash theksohet se më në fund, pas gjashtëqind vjetësh, Shqipëria po i afrohet shtëpisë së vet të natyrshme, Evropës, por se pikërisht ai, po bëhet pengesë për integrimin e shumëpritur në BE.







All the contents on this site are copyrighted ©.