2010-05-10 16:46:52

Shpërthim në minierë në Siberi. Mëse 30 viktima


(10.05.2010 RV)Në Rusi, keqësohet bilanci i viktimave të shpërthimit të së shtunës në një minierë karboni në Siberi. Sipas lajmeve të fundit, janë gjetur 31 të vdekur e 59 vetë akoma janë nën dhe, pa mundur të arrihen nga skuadrat e ndihmës. Operacionet e shpëtimit pengohen nga përqindja e lartë e gazit.







All the contents on this site are copyrighted ©.