2010-05-10 16:05:08

Dorëzohet për botim vëllimi i dytë i librit të Papës "Jezusi i Nazaretit"


(10.05.2010 RV)Salla e Shtypit e Vatikanit komunikoi sot se gjatë ditëve të kaluara është dorëzuar për botim teksti përfundimtar i vëllimit të dytë të librit të Papës Benedikti XVI, me titull “Jezusi i Nazaretit”. Ky vëllim, që u kushtohet Mundimeve dhe Ngjalljes së Krishtit, është vazhdim i të parit. Origjinali në gjuhën gjermane i është besuar si Manuel Herderit, që është botuesi i veprës së plotë të Jozef Racinger, ashtu edhe don Xhuzepe Kostës, drejtor i Shtëpisë Botuese të Vatikanit.
Ky i fundit – shpjegohet në notën e Sallës së Shtypit – është botuesi kryesor dhe prej tij do të merren të drejtat e autorit, do të botohet edicioni në gjuhën italiane dhe do t’u besohet botuesve të tjerë përkthimi në gjuhë të ndryshme nga origjinali gjermanisht. Shpresohet që libri të botohet njëkohësisht në disa gjuhë, prandaj për t’i dhënë kohë përkthimit, dalja në librari parashikohet pas disa muajsh.







All the contents on this site are copyrighted ©.